Lidhje

Papunësia në Gjermani, në pikën më të ulët në 19 vite


Papunësia në Gjermani, në pikën më të ulët në 19 vite
Papunësia në Gjermani, në pikën më të ulët në 19 vite

Papunësia në Gjermani, ekonomia më e fuqishme e Evropës, ka rënë në pikën më të ulët në 19 vite, edhe në kohën kur dy vende të këtij kontinenti vazhdojnë të përballen me vështirësi nga borxhet.

Agjencia gjermane e punësimit ka thënë sot se këtë muaj numri i personave të papunë ka rënë nën 3 milionë, niveli më i ulët që nga qershori i vitit 1992. Analistët kanë thënë se kjo është shenjë që tregon se kompanitë gjermane po punësojnë më shumë punëtorë ndërkohë që po rritet sasia e prodhimeve për të përmbushur kërkesat e vendeve tjera për eksporte.

Ndërkohë, kryeministri në dorëheqje i Portugalisë, Zhose Sokrates ka thënë se një plan ndërkombëtar për ndihmë financiare duhet të jetë gati nga mesi i muajit maj. Zyrtarët e Komisionit Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë në Portugali për të ekzaminuar të dhënat financiare të vendit në përpjekje për krijimin e një pakete financiare prej rreth 117 miliardë dollarësh.

Portugalia do të bëhet vendi i tretë evropian që pranon ndihmë ndërkombëtare, pas Greqisë dhe Irlandës të cilat morën ndihmë financiare vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG