Lidhje

Administrata Trump, plan për paqe izraelito-palestineze


Këshilltari i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, i cili është edhe dhëndri i tij, thotë se nuk beson që Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka aftësinë apo vullnetin për të arritur një marrëveshje paqeje me Izraelin.

“Ai u përmbahet të njëjtave argumente që ka pasur për 25 vjet. Dhe në 25 vjet nuk ka pasur një marrëveshje për paqe,” tha zoti Kushner në një intervistë për gazetën palestineze Al Quds.

Këshilltari Kushner tha se administrata Trump “thuajse ka përfunduar” planin e saj për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve, duke shtuar se pala palestineze nuk ka ofruar ide gjatë përgatitjes së planit.

Jared Kushner dhe i dërguari amerikan Jason Greenblatt zhvilluan bisedime me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të premten dhe të shtunën. Më parë ata u takuan me zyrtarë në Jordani, Arabi Saudite, Katar dhe Egjipt. Jared Kushner tha se udhëheqësit arabë janë pro idesë së krijimit të një shteti palestinez. Ai shtoi se nëse Presidenti Abas është gati të kthehet në tryezën e bisedimeve, ata janë të gatshëm të angazhohen në dialog me të; përndryshe “ka shumë gjasa që ta njoftojmë planin publikisht”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG