Lidhje

Incident me emigrantët në Paris


Policia franceze përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa autoritetet larguan një grup migrantësh nga një shkollë në Paris ku ata kishin jetuar gjatë javëve të fundit.

Të paktën 150 migrantë ishin futur në shkollë gjatë kohës që ajo po rinovohej. Policia ndërhyri sot për t’i detyruar migrantët të largoheshin.

Disa protestues u përpoqën të krijojnë një zinxhir njerëzor dhe hidhnin parulla “ne jemi me imigrantët”. Autoritetet thonë se migrantët po transferohen në një qendër tjetër dhe u kanë bërë thirrje atyre të fillojnë procedurat e kërkimit të azilit.

XS
SM
MD
LG