Lidhje

Parisi nën masa të rrepta sigurie


Në prag të konferencës globale për ndryshimet klimatike që fillon të hënën në Paris, Franca i ka shtuar së tepërmi masat e sigurisë, duke vendosur në gatishmëri të plotë mbi 8 mijë policë.

Takimi do të zhvillohet në Le Burget, në periferi të Parisit dhe atje do të marrin pjesë udhëheqës botërorë dhe përfaqësues të organizatave ambjentaliste.

Konferenca e organziuar nga Kombet e Bashkuara pritet të marrë vendime të rëndësishme për pakësimin e ndotjes së mjedisit, të cilin shkencëtarët e kanë përcaktuar si shkak për ngrohjen globale.

XS
SM
MD
LG