Lidhje

Paris, rrezik për përmbytje të mëdha


Në Paris, Muzetë e Luvrit dhe Orsejës po evakuojnë thesaret e tyre nga bodrumet nëntokësore për në katet më të larta, pas parlajmërimeve të zyrtarëve francezë se lumi Senë tashmë i fryrë nga përmbytjet, mund të arrijë nivele deri në gjashtë metra. Këto janë nivelet më të larta të Senës në 30 vjetët e fundit.

Turistët që kanë ardhur me shpresën për të parë disa nga veprat më me vlerë artistike në botë po shprehin zhgënjim për shkak se autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të muzeve.

Nga përmbytjet e kohëve të fundit brenda dhe jashtë Parisit, dy vetë kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë detyruar të evakuohen. Në Paris flitet se këto përmbytje mund t'u ngjajnë atyre të vitit 1910 që shënuan rekord në historinë e Francës. Ushtria është mobilizuar në pikat më të rëndësishm, duke përfshirë aeroportin Orly për të evakuar banorët e bllokuar.

Autritetet thonë se ndoshta do të duhen disa javë që ujërat të largohen.

XS
SM
MD
LG