Lidhje

Autoritetet: Sulmuesi i Notrë Damës, student pasuniversitar


Një zëdhënës i qeverisë franceze tha sot se personi që sulmoi me çekiç policët e Parisit në katedralen e Notre Damës ishte një student që punonte për tezën e doktoraturës dhe që nuk dyshohej për radikalizëm.

Zëdhënësi Christopher Castaner tha në një intervistë me radion RTL se policia e klasifikoi sulmin si akt terrorist për shkak të fjalëve të përdorura nga personi që sulmoi.

Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb tha se personi thirri: "Kjo është për Sirinë!” në kohën që sulmonte policin. Zoti Kolomb u tha gjithashtu gazetarëve se një kartë identifikimi e gjetur në trupin e personit tregonte se ai ishte student algjerian.

Nga kërkimi që policia bëri në banesën e personit u gjet një video, në të cilën ai deklaronte besnikërinë e tij ndaj Shtetit Islamik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG