Lidhje

Parlamenti grek miraton hollësitë e planit të ri financiar


Parlamenti grek miraton hollësitë e planit të ri financiar
Parlamenti grek miraton hollësitë e planit të ri financiar

Parlamenti grek miratoi hollësitë e planit të ri të masave të ashpra financiare duke i hapur rrugën ndihmës së mëtejshme ndërkombëtare për qeverinë e zhytur në borxhe.

Ligjvënësit në Athinë votuan sot për serinë e masave të posaçme të propozuara nga kryeministri Jorgos Papandreu, pjesë e planit të tij prej 40 miliard dollarësh për rritjen e taksave, shkurtimin e shpenzimeve dhe shitjen e aseteve shtetërore. Plani në tërësi u miratua dje.

Tani që hollësitë buxhetore janë miratuar, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian janë zotuar për livrimin e këstit prej 17 miliard dollarësh, pjesë e paketës financiare për Greqinë prej 156 miliard dollarësh të miratuar vitin e kaluar.

Financimi i ri i jep para qeverisë për të funksionuar dhe për të paguar borxhet deri në mes të shtatorit. Greqia pritet gjithashtu të kërkojë ndihmë ndërkombëtare shtesë, një tjetër plan shpëtimi ky, me pothuajse të njëjtat përmasa si ai i vitit të kaluar.


Masat e ashpra financiare kanë shkaktuar protesta të mëdha në Greqi. Sot policia u përlesh për të tretën ditë me demonstruesit pranë parlamentit.

XS
SM
MD
LG