Lidhje

Parlamenti grek miraton një taksë për pasuritë e patundshme


Parlamenti grek miraton një taksë për pasuritë e patundshme
Parlamenti grek miraton një taksë për pasuritë e patundshme

Parlamenti i Greqisë miratoi mbrëmë një taksë të re për pasuritë e patundshme, e cila është pritur me shqetësim të madh nga grekët e thjeshtë, pasi thellon masat fiskale ndaj tyre. Por kjo mase shihet nga ana tjetër e detyrueshme për qeverinë greke për të plotësuar kushtet e kreditorëve dhe për të ruajtur praninë në eurozonë, vlerësojnë analistët nga Athina. Amendamenti ligjor që ishte propozuar u miratua nga deputetët e Pasokut në pushtet përfshirë edhe votën e një deputeteje të pavarur të përjashtuar nga Partia e opozitës “Demokracia e Re”.

Megjithëse votimi ishte kundërshtuar nga qindra qytetarë grekë ai ishte inkurajuar për të frenuar evazionin fiskal edhe në këtë sektor . Vendimi prek edhe komunitetin e emigrantëve shqiptarë të cilët përbëjnë edhe numrin më të madh të emigrantëve të huaj në Greqi. Shumë prej tyre kanë blerë shtëpi apo dyqane për biznese të vogla në Greqi dhe taksa e re pritet të rëndojë mbi këtë kategori.

Taksa, sipas amendamentit të aprovuar, vihet mbi ato ndërtesa që kanë ndërlidhje me rrjetin elektrik. Sipas paketës së miratuart tarifat e taksave për pasuritë e patundshme variojnë nga 0,5 Euro për metër katror deri në 16 euro për metër katror. Tarifat vendosen në varësi të vlerës së zonës ku ndodhet ndërtesa dhe të vjetërsisë së godinave.Taksa e re, sipas amendamentit të ri ligjor të miratuar nga Parlamenti Grek, paguhet nga pronari pasurisë së patundshme dhe në raste kur godina është lëshuar me qira këtë taksë e pagur personi që ka nënshkruar kontratën e qerasë.

Ndërkaq edhe sot vijon në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë greva e doganierëve greke, e cila ka bllokuar prej mëngjesit të ditës së djeshme hyrjen dhe daljen e të gjitha mjeteve. Greva e nëpunësve grekë të doganës, sipas njoftimeve paraprake, do të mbyllet mëngjesin e së enjtes.

XS
SM
MD
LG