Në jug të Shqipërisë besimtarët ortodoksë festuan Pashkët që simbolizojnë Ringjalljen e Krishtit. Ceremonitë u mbajtën nga klerikët ortodoksë në kishat kryesore të qyteteve . Në këto ceremoni morën pjesë edhe disa mijëra emigrantë të kthyer në Shqipëri nga Greqia për të kaluar festën.