Lidhje

Kantautori Paul Simon me album të ri


Gjatë karrierës së tij 50 vjeçare, kantautori Paul Simon ka nxjerrë dy disqe me regjistrime te drejtperdrejta nga koncertet si dhe nëntë disqe me kompilime nga kompozime të ndryshme gjatë viteve. Tani artisti ka nxjerrë në treg dy CD dhe një Video, që shiten si komplet me titullin “Live in New York City”.

please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:09:08 0:00
Direct link


Lista e regjistrimeve në dy CD-të e reja të Paul Simonit, hapet me një interpretim të këngës “The Obvious Child” gjatë koncertit të vitit 2011 në Nju Jork. Kjo këngë që u prezantua për herë të parë për publikun në albumin e vitit 1990 me titull “The Rhythm of the Siants” është zgjedhja e duhur për një kompilim që përfshin regjistrime nga gjithë karriera e gjatë e Paul Simonit, duke sjellë një udhëtim në kohë që nga regjistrimi i këngës Sounds of Silence e deri tek kompozimi i viteve të fundit “So Beautiful or So What”.

Ai sjell në këto disqe një pasqyrë të stilit të tij të gjallë si kompozitor dhe autor vargjesh, gjë që duket qartë në këngën “Rewrite”:

Albumi i fundit përfshin këngë të mirënjohura të kantautorit, në një interpretim të freskët të viteve të fundit, ndër të cilat titujt e njohur si “Slip Sliding Away” dhe “Fifty Ways to Leave Your Lover”.

Në CD-në e dytë të kompilimit, ka relike të karrierës së Paul Simonit si pjesë e duetit Simon and Garfunkel, siç është kënga “The Only Living Boy in New York”.

Koleksioni i ri është një testament i një karriere të pasur prej dekadash që vërteton se kantautori është po aq energjik dhe krijues sot në moshën 70 vjeçare sa ç’ishte edhe në të 20-tat.
XS
SM
MD
LG