Lidhje

Pekini i kërkon Uashintonit të respektojë interesat e rëndësishme kineze


Kina po i kërkon Shteteve të Bashkuara të respektojnë interesat e rëndësishme kineze në vende si Taiwani dhe Tibeti, ndërsa Washingtoni dhe Pekini përpiqen të ndërtojnë besimin mes të dy vendeve.

Komentet i bëri sot Ministri i Jashtëm kinez në një konferencë shtypi gjatë Kongresit Kombëtar Vjetor të Popullit në Pekin. Ministri i jashtëm kinez Jang tha se mes të dy vendeve duhet të zhvillohen më tepër shkëmbime të nivelit të lartë, gjë që do të ndihmonte në ndërtimin e besimit reciprok.

Ai i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar t’i lejojë popujt e Lindjes së Mesme t’i zgjidhin vetë problemet, pa ndërhyrje nga jashtë

XS
SM
MD
LG