Lidhje

Nënpresidenti Mike Pence në Pjong Çang, ndjek Lojërat Olimpike


Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ka shkuar në Korenë e Jugut, për të ndjekur Lojërat Olimpike Dimërore. Ai ishte në premten në të njëjtën tribunë të personaliteteve në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore 2018, me udhëheqësin e Koresë së Jugut dhe me përfaqësues të lartë nga Koreja e Veriut.

Koreano veriorët Kim Yong-Nam dhe Kim Yo-jong ishin ulur një radhë më pas zotit Pence. Sipas zyrës së nënpresidentit “nuk pati bashkëbisedim mes zotit Pence dhe zyrtarëve koreano-veriorë." Nënpresidenti është gjithashtu duke u përpjekur për të kundërshtuar "propagandën" e Koresë së Veriut rreth Lojërave, duke tërhequr vëmendjen për programin e armëve bërthamore të Phenianit dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Të premten paradite, nënpresidenti Pence u takua me të arratisur nga Koreja e Veriut, përfshirë disa që kanë qënë torturuar dhe keqtrajtuar nga Pheniani.

Nënpresidenti Pence u shoqërua në takim nga babai i studentit amerikan, Otto Warmbier, i cili vdiq vitin e kaluar, disa ditë pas lirimit të tij nga Koreja e Veriut:

"Fred Warmbier dhe familja e tij tregoi historinë e djalit të tyre të mrekullueshëm, Otto Warmbier, i cili u burgos në Korenë e Veriut dhe u lirua në një gjendje të tillë, saqë në kohën që lejua të kthehej në atdhe, gjeti vdekjen. Fredi është tani një kampion i madh për kundërshtimin ndaj Veriut nga ju jeni larguar dhe për lirinë e njerëzve atje," - tha zoti Pence.

Të enjten, nënpresidenti Pence i tha presidentit koreanojugor Moon Jae-in se Uashingtoni do të vazhdojë presionin mbi Korenë e Veriut, derisa ata të braktisin programin e armëve bërthamore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG