Lidhje

Pence, mbështetje për Maqedoninë


Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence uroi në emër të Presidentit Trump Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, për marrjen e postit si kreu i qeverisë.

Siç njofton zyra e nënpresidentit, në një thirrje telefonike sot, zoti Pence nënvizoi vazhdimin e mbështetjes së SHBA për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë. Ai e inkurajoi zotin Zaev të përcaktojë përparësitë e reformave që do ta shtynin më përpara Maqedoninë në rrugën e zgjedhur prej saj.

Zëvendëspresidenti vuri në dukje se ai shpreson ta takojë Kryeministrin Zaev dhe udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Kartës së Adriatikut që do të zhvillohet më 2 gusht në Podgoricë të Malit të Zi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG