Lidhje

Emrat e njohur që ndërruan jetë në 2015


Muzikantë, aktorë dhe politikanë ishin mes emrave me peshë që ndërruan jetë në vitin 2015. Disa ishin të famshëm. Të tjerë, jo edhe aq të njohur e kishin dhënë kontributin e tyre prapa skenave.

Kitarristi B.B. King, që magjepsi admiruesit e tij me këngë si "The Thrill is Gone," la gjurmë të pashlyeshme në muzikën blues. Stili i tij ishte i pazakontë, pasi atij nuk i pëlqente të këndonte dhe të interpretonte në të njëjtën kohë. Deri kur iu afrua vdekja në moshën 89 vjeçare, ai vazhdonte të interpretonte.

Kompozitori James Horner krijoi disa nga kolonat zanore më të paharrueshme të filmave, gjatë më shumë se 25 vjetëve, përfshirë atë të filmit “Titaniku”, falë të cilit ai fitoi dy çmime Oscar. Ai vdiq, në mënyrë tragjike, në moshën 61 vjeçare kur avioni i tij u rrëzua.

Horner kompozoi gjithashtu muzikën e filmit “A Beautiful Mind”, që e mori frymëzimin nga gjeniu i mrekullueshëm i matematikës, John Nash, që vuante nga skizofrenia. Nash, who was awarded the 1994 Nobel Prize for economics, died in a car crash in May.

Aktori Leonard Nimoy nga filmi Star Trek, do të kujtohet gjithmonë si oficeri i shkencës, zoti Spock. Pasi seria televizive mbaroi, ai vazhdoi të luante role të tjera por nuk arriti kurrë ta linte pas kujtesën e perzonazhit gjysmë njeri, gjysmë Vullkan që e bëri të famshëm.

Aktori egjiptian, Omar Sharif, luajti rolin kryesor në flimin klasik të vitit 1960 “"Lawrence of Arabia," që e bëri atë të famshëm. Ai luajti mbi 100 role, përfshirë "Doktor Zhivagonë" ku audienca u magjeps me portretizimin e një mjeku të ri, në një histori dashurie.

Në arenën politike, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, një aleat I fuqishëm i Shteteve tp Bashkuara kundër al-Kaidës, u përpoq të modernizonte mbretërinë konservatore me reforma në rritje. Por përparësia e tij kryesore, ishte të luftonte ndikimin e Iranit.

Kryeministri i parë dhe me shërbimin më të gjatë i Singaporit, Lee Kuan Yew, ishte në pushtet për 31 vjet deri kur dha dorëheqjen në vitin 1990. Ai shkaktonte frikë me ligjet dhe rregullat e rrepta dhe admirim për praktikat e biznesit që e transformuan Singaporin në një qendër teknologjike dhe financiare.

Kim Young Sam, presidenti pro-democracisë i Koresë Jugore nga viti 1993 në vitin 1998, u dha fund zyrtarisht dekadave të tëra të regjimit ushtarak. Në një vend ku kishte pasur shumë grushte shteti, ai vendosi themelet për një transferim paqësor të pushtetit.

Julian Bond ishte për një kohë të gjatë një veprimtar për të drejtat civile që ishte në radhët e para të protestave që sollën si rezulat ligjet historike për të drejtat civile. Për 10 vjet, ai ishte kryetar i organizatës NAACP qp lufton diskriminimin ndaj afrikano-amerikanëve.

Piktori dhe skulptori amerikan, Ellsworth Kelly, ishte i famshëm për artin e tij abstrakt me ngjyra tërheqëse. Pikturat e tij dinamike me forma gjeometrike, janë ekspozuar në disa nga muzetë më prestigjioze të artit.

Romancierja e njohur, Jackie Collins bëri për vete miliona lexues me rrëfimet e saj skandaloze të Hollivudit. Mes librave të saj, ishte “Gratë e Hollivudit”, 15 milionë kopje të së cilit janë shitur në gjithë botën.

Një nga yjet më të dashura të bejsbollit, Yogi Berra, vdiq në moshën 90 vjeçare. Kur ai luante New York Yankees, ekipi i tij fitoi titullin kampion dhjetë herë. Berra është pjesë e Hollit të Famës së Bejsbollit.

XS
SM
MD
LG