Lidhje

Ndasi të thella në vend ndërsa SHBA shënon Ditën e Pavarësisë


4 korriku, Dita e Pavarësisë ka një vend të veçantë në zemrat e amerikanëve. Në gjithë vendin ata festojnë me piknikë, fishekzjarre dhe parada për të shënuar ditëlindjen e vendit në vitin 1776 dhe për të rikonfirmuar dinamizmin e demokracisë amerikane. Por në vitet e fundit, demokracia është vënë gjithnjë e më shumë në provë, në klimën e polarizimit politik në vend, ku mendimet shprehen shpesh me zemërim dhe nuk është e lehtë të gjendet emëruesi i përbashkët.

Demokracia amerikane në Ditën e Pavarësisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:37 0:00

Asgjë nuk i bashkon më shumë amerikanët se sa fishekjzarrët e 4 Korrikut.

Është një moment kur vendi ndalon dhe reflekton për idealet demokratike, mbi të cilat është themeluar.

Këto ideale janë përkthyer në veprim nëpër rrugë ditët e fundit, përfshirë protestat e imigracionit ku morën pjesë mijëra vetë nga i gjithë vendi.

Edhe beteja e pritshme për zëvendësimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Anthony Kennedy ka thelluar përçarjet.

Të dyja palët janë mobilizuar, përfshirë senatoren demokrate, Elizabeth Warren të Masaçusetsit.

“Njerëzit po ngrihen. Donald Trumpi nuk është mbret. Askush nuk bëhet dot anëtar i Gjykatës Kushtetuese pa kaluar përmes Senatit”.

Edhe përkrahësit e zotit Trump kanë ngritur zërin së fundmi, duke mbështetur me entuziazëm një president që ka premtuar të trondisë Uashingtonin dhe do të rikthejë madhështinë e Amerikës.

“Po rikthejmë krenarinë. Po rikthejmë vendet e punës. Po rikthejmë mirëqenien. Dhe për qytetarët e këtij vendi madhështor, po rikthejmë ëndrrat tona të bukura amerikane”.

Përçarjet politike janë thelluar gjatë mandatit të Presidentit Trump dhe kjo përfshin edhe debatet mbi hetimin për Rusinë drejtuar nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.

Anketat tregojnë se shumica e amerikanëve e mbështesin hetimin.

Por shumë amerikanë, si konhresmeni Trey Gowdy, e konsiderojnë atë përçarës.

“Çfarëdo që të keni duhet ta mbaroni, sepse ky vend po përçahet”.

Ndasitë politike në vend janë të vërteta ashtu siç është edhe frika herë pas here, thotë historiani Allan Lichtman.

“Njerëzit kanë ndjesinë se po përjashtohen nga jeta amerikane thjesht për shkak të bindjeve të tyre politike, races, fesë dhe nuk e kishim parë një gjë të tillë prej kohësh në Amerikë”.

Për shkak të besnikërisë dhe indinjatës që ngall zoti Trump, presidenti është kthyer në simbol të përçarjeve politike, thotë eksperti i sondazheve, Frank Newport.

“Vetë zoti Trump është polarizues. Publiku është i polarizuar, është i shqetësuar për gjendjen afatgjatë të ekonomisë dhe ndryshimet që sjell inteligjenca artificiale dhe çdo gjë tjetër. Prandaj suksesi i tij me ekonominë, që është relative, nuk është përkthyer në miratim personal për punën e tij”.

Në përgjithësi, amerikanët e lënën mënjanë politikën më 4 korrik dhe nderojnë demokracinë.

Por shumë shqetësohen se ndasitë e thella politike që janë të dukshme gjithë kohës, e bëjnë më të vështirë gjetjen e një emëruesi të përbashkët në një vend ku demokracia është njëkohësisht dinamike por edhe nën stres.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG