Lidhje

Përhapet bakteria E. Coli, u merr jetën 15 vetëve në Gjermani


Përhapet bakteria E. Coli, u merr jetën 15 vetëve në Gjermani
Përhapet bakteria E. Coli, u merr jetën 15 vetëve në Gjermani

Autoritetet evropiane njoftuan dy vdekje të tjera nga një bakterie vdekjeprurëse nga zarzavatet e ndotura, përfshirë këtu vdekjen e parë jashtë Gjermanisë.

Zyrtarët e spitali në qytetin jugor suedez të Boras thanë se sot vdiq një grua në të 50-tat nga një infeksion me bakterien ekoli. Ajo ishte kthyer në Suedi prej një udhëtimi në Gjermani disa ditë më parë.

Zyrtarët gjermanë thanë se një grua 87-vjeçare vdiq gjithashtu nga infeksioni në qytetin qendrore të Paderbornit, duke e çuar numrin e të vdekurve në Gjermani nga kjo bakterie në 15.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Daniel Bar tha se numri i rasteve në vend ka të ngjarë të rritet. Gjermania ka njoftuar më shumë se një mijë e 100 raste infektimi me këtë bakterie dhe shumica e vdekjeve kanë ndodhur në Gjermaninë veriore.

Qeveria gjermane ka paralajmëruar konsumatorët të shmangin kastravecat, sallatën jeshile dhe domatet e pagatuara deri sa të hetojnë origjinën e bakteries.

XS
SM
MD
LG