Lidhje

8 të vdekur nga përmbytjet në Evropë


Rritja e nivelit të lumenjve po kërcënon qytetet, duke detyruar mijra njerëz të largohen nga shtëpitë

Pjesë të Gjermanisë, Austrisë dhe Republikës Çeke janë përfshirë nga përmbytjet. Rritja e nivelit të lumenjve po kërcënon qytetet duke detyruar mijra njerëz të largohen nga shtëpitë.

Të paktën 8 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e vërshimeve.

Në Pragë, vullnetarët u përpoqën të ndalin përmbytjen e qendrës historike të qytetit nga lumi Vlltava. Njerëzit vendosën thasë me rërë ndërsa ushtria instaloi gardhe metalike, në përballje me vërshimet më të mëdha që prekin Republikën Çeke në një dekadë. Niveli i lumit Vlltava, i cili kalon nëpër qendrën e Pragës, vazhdoi të rritej edhe sot. Shkollat janë mbyllur, edhe rrjeti i metrosë nuk funksionon.

Një pamje e ngjashme ishte sot edhe në qytetin gjerman Passau, ku niveli i lumit Danub arriti shifra rekord, të papara që nga vitet 50. Pjesa më e madhe e rrugëve të qytetit janë nën ujë dhe ekipet e shpëtimit janë detyruar të lëvizin me motobarka.

XS
SM
MD
LG