Autoritetet thonë se shirat e rëndë kanë shkaktuar përmbytje në Kolorado, që sollën mbylljen e rrugëve, evakuimin e banorëve dhe të paktën dy të vdekur.
Një zyrtare e menaxhimit të emergjencave për zonën Boulder tha se një person vdiq kur u shemb një ndërtesë në lagjen e Xhejmstounit.
Punëtorët e shpëtimit arritën të shpëtonin tre persona të bllokuar brenda makinave, të cilat ishin shtyrë në një përrua pasi një rrugë u shemb për shkak të përmbytjeve. Zyrtarët thonë se përmbytjet kanë shkaktuar dëme të rënda në tre qarqe të Kolorados.
Zjarrfikësikët në qytetin e Kolorado Springs thanë se kishin gjetur një trup pa jetë nga përmbytjet. Gjithsej, ka patur 13-18 centimetra rreshje gjatë 24 orëve në rajon, duke shkaktuar shkarjet e dheut dhe rrëshqitjet.
Një zëdhënës për Qendrën Kombëtare për Hulumtime Atmosferike në Boulder tha për agjencinë Associated Press se ishte “pothuajse me siguri” shiu më i rëndë 24-orësh në historinë e qytetit.