Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar të rritet sipërfaqja e zonave të përmbytura në Nënshkodrës. Megjithë intensitetin e ulët të rreshjeve të shiut, zonave të përmbytura u janë shtuar edhe më shumë se 100 hektarë të tjera, krahasuar me një ditë më parë. Megjithëse autoritetet i kërkuar mbrëmë popullatës që të largohet nga zonat e përmbytura, për shkak të mundësisë së përsërites së përmbytjeve, gjatë ditës së sotme nuk është vërejtuar ndonjë evakuim i banorëve drejt zonave më të sigurta.
Ndërkohë, gjendja në komunat e Nënshkdorës vazhdon të jetë e rendë për shkak të pasojave të shumta që kanë lënë vershimet e ujrave.
Korrespondenti i Zërit të Amerikes, Pëllumb Sulo, ishte në Komunat Dajç e Berdicë, ku përgatiti kronikën