Lidhje

Kurdët zmbrapsin një sulm të grupit "Shteti Islamik"


Luftëtarët kurdë, të njohur si Peshmerga, thonë se kanë marrë kontrollin e një distrikti pranë Irbilit, kryeqyteti i rajonit kurd në Irak.

Duke folur të dielën për shërbimin kurd të Zërit të Amerikës, një luftëtar Peshmerga tha se forcat e tij zmbrapsën një sulm në distriktin Makhmur nga luftëtarët e grupit Shteti Islamik. Ai tha se banorët lokalë ndjeheshin më të sigurtë nga kërcënimi i militantëve.

Presidenti Obama autorizoi ushtrinë amerikane të kryente sulme ajrore kundër luftëtarëve që vetëquhen militantë të Shtetit Islamik në Irak, për shkak se ata përbënin rrezik për kryeqytetin kurd Irbil dhe për mijëra pakicat civile Yazidi të izoluar në malin Sinjar.

Duke folur nga Duhoku, një tjetër qytet në rajonin kurd të Irakut, një korrespondent i Zërit të Amerikës tha se sulmet ajrore amerikane kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik, po provojnë se janë të efektshme.

Ai tha se përpjekjet ndërkombëtare, si vizita e Ministrit të Jashtëm francez në rajonin kurd dhe përpjekjet humanitare të Shteteve të Bashkuara, i kanë dhënë popullsisë së rajonit shpresa të reja për të ardhmen.

XS
SM
MD
LG