Lidhje

Urdhri për pezullimin e hyrjes së refugjatëve, në gjykatën e apelit


Një gjykatë federale e apelit do të dëgjojë sot argumentet pro dhe kundër urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për të ndalur futjen në Shtetet e Bashkuara të udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane dhe për të pezulluar programin e pranimit të refugjatëve:

Ndalimi i udhëtimeve
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:28 0:00

Administrata shpreson që të anulohet vendimi i Gjykatësit James Robart të shtetit të Uashingtonit, i cili bllokoi urdhrin ekzekutiv të Presidentit Trump që pezullon hyrjen e të gjithë refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, si dhe udhëtarët nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha dje në komentet për shtyp se administrata ka besim se argumentet e saj do të fitojnë:

“Nuk po e rishikojmë këtë strategji. Gjykata u ka kërkuar të dyja palëve të paraqesin argumentet e tyre. Të mos harrojmë se diskutimi që po bëhet aktualisht nuk ka të bëjë aspak me vlefshmërinë e urdhrit, ligji e bën të qartë që presidenti ka kompetenca të mëdha për të mbrojtur sigurinë e amerikanëve dhe të institucioneve tona në këtë vend”.

Agjencia e Doganave dhe Mbrotjes së Kufirit filloi të lejonte hyrjen e udhëtarëve me viza të vlefshme, pas vendimit të gjykatësit.

Presidenti Trump u hodh në kritika ndaj vendimit, duke komentuar të dielën në Twitter se “vendimi e vë vendin në një rrezik të madh” dhe gjykatësi duhet ta mbajë fajin, nëse vendi sulmohet.

Çështja në gjykatën e apelit u paraqit nga shtetet Uashington dhe Minesota. 15 shtete të tjera kanë dërguar dokumente në mbështetje të padisë, së bashku me to edhe organizata Unioni Amerikan për Liri Civile si dhe afro 100 kompani.

XS
SM
MD
LG