Lidhje

Tajfuni shkakton viktima në Filipine


Kryqi i Kuq i Filipineve thotë se të paktën 21 vetë kanë gjetur vdekjen që kur një tajfun i fuqishëm goditi këtë vend në Paqësor.

Konfirmimi i fundit për numrin e viktimave u bë ndërkohë që kryeqyteti i vendit, Manila përgatitej për goditjen e stuhisë që po përshkon ngadalë ishujt filipine.

Nën kërcënimin e stuhisë janë pezulluar mësimet në shkolla, shumë punonjës qeveritarë kanë marrë njoftim të mos dalin në punë dhe dhjetëra fluturime janë pezulluar.

Stuhija është qetësuar pak që nga e shtuna, kur goditi me forcë ishujt, duke rrëzuar shtylla tensioni e duke lënë në errësirë zona të tëra.

XS
SM
MD
LG