Lidhje

Tajfuni Mangkhut shkakton viktima në Filipine


Authoritetet në Filipine thonë se Tajfuni Mangkhut ka vrarë të paktën 16 persona, pasi goditi brigjet e këtij shteti të shtunën në mëngjes.

Edhe pse fuqia e Mangkhut-it u zbut nga supertajfun, në tajfun, ai mbetet vdekjeprurës. Shumë nga viktimat humbën jetën për shkak të rrëshqitjeve të dheut

Ministri i Jashtëm kinez ishte në plan të vizitonte Filipinet të dielën, por vizita e tij u shty për shkak të stuhisë.

Rreth 150 fluturime për në Filipine janë anuluar, për shkak të tajfunit Mangkhut. Rreth 87,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG