Lidhje

Filipine, fillon shpërndarja e ndihmave në zonat e largëta


Ndihma ndërkombëtare ka filluar të arrijë në zonat e largëta të pjesës qëndrore të Filipineve, 10 ditë pasi tajfuni Haiyan shkatërroi këtë rajon.

Helikopterë ushtarakë amerikanë dje transportuan ushqim, ujë dhe furnizime të tjera për fshatarët në ishullin Leyte dhe në komunitetet e tjera të largëta. Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë dërguar 11 tonë ndihma humanitare dhe kanë evakuuar më shumë se 8 mijë të mbijetuar. Departamenti i Mbrojtjes thotë se 1 mijë e 200 ushtarë amerikanë ndodhen në Filipine.

Aeroplanmbajtëse amerikane USS George Washington është duke shërbyer si qendër e misioneve me helikopter.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se punonjësit ndërkombëtar janë duke bërë "përpjekje të mëdha" për të ndihmuar më shumë njerëz në zonat e prekura nga tajfuni Haiyan.

Duke folur në një konferencë në Manila, zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Orla Fagan tha se 10 deri 12 njerëz kanë nevojë për ndihmë për t’u rimikëmbur nga tajfuni Haiyan që goditi Filipinet më 8 nëntor.
XS
SM
MD
LG