Lidhje

Pirateria detare në nivelet më të larta


Pirateria detare në nivelet më të larta
Pirateria detare në nivelet më të larta

Byroja Ndërkombëtare e Deteve thotë se pirateria detare është në nivelet më të larta me 142 incidente të shënuara gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Sipas saj, 97 prej këtyre sulmeve kanë ndodhur pranë brigjeve të Somalisë, krahasuar me vetëm 35 që ishte kjo shifër për të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Zëdhënësi i agjencisë tha se këtë vit është parë një shtim dramatik i teknikave të dhunës të përdorura nga piratët somalezë.

Vende të tjera të rrezikshme për anijet janë edhe brigjet e Malajzisë, me 9 sulme piratësh dhe ato të Nigerisë me 5 sulme deri tani. Deri në fund të marsit, piratët po mbanin 28 anije dhe 600 persona pengje.

XS
SM
MD
LG