Lidhje

Vëllai i atletit Pistorius akuzohet për vrasjen e një gruaje


Carl Pistorius akuzohet për vrasjen e një gruaje motorçikilste në një aksident në vitin 2008 në periferi të Johanesburgut

Vëllai më i madh i atletit olimpik Oscar Pistorius, i akuzar për vrasjen e të dashurës së tij, gjithashtu është duke u përballur me drejtësinë për vrasjen e një gruaje në një aksident automobilistik rreth 5 vjet më parë.

Carl Pistorius akuzohet për vrasjen e një gruaje motorçikilste në një aksident në vitin 2008 jashtë Johanesburgut.

Një stacion vendas informativ në Afrikën e Jugut njoftoi sot se Carl Pistorius u paraqit në gjykatë të enjten, por gjyqi i tij u shty deri në mars.

Avokati Kenny Oldwae tha në një njoftim sot se “Carlit i vjen thellësisht keq për aksidentin”. Ai tha se testet e gjakut të marra nga policia në kohën e aksidentit provojnë se ai nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur ka ndodhur ngjarja.

Zoti Oldwage tha se akuzat e ngritura mbas aksidentit fillimisht u tërhoqën, por më pas u ringritën nga prokurorët vendas.

Carl Pistorius ka qenë i pranishëm në çdo senacë gjyqësore ndaj vëllait të tij javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG