Atleti jug-afrikan Oscar Pistorius, u dënua të mërkurën me gjashtë vjet heqje lirie për vrasjen e së dashurës së tij Reeva Steenkamp, tre vjet më parë.
Gjykatësja Thokozile Masipa, përmendi si rrethana lehtësuese, keqardhjen e thellë, kohën e kaluar në burg për shkak të dënimit fillestar dhe faktin që ai nuk e kishte të veshur protezën në kohën e krimit, për të shkurtuar dënimin e paraparë prej 15 vjetësh në raste të tilla.
Gjatë procesit gjyqësor, Pistorius tha se e kishte ngatërruar Steenkampin me plaçkitës kur kishte qëlluar katër herë nëpërmjet derës së banjos, duke e vrarë atë në natën e Shën Valentinit në vitin 2013. Prokurorët thanë se ai e kishte vrarë qëllimisht Steenkampin.
Modelja e diplomuar në drejtësi ishte 29 vjeçare kur u vra nga i dashuri i saj.