Lidhje

37 të vdekur nga rrëzimi i avionit turk në Kirgizistan


Një avion turk mallrash u rrëzua pranë aeroportit kryesor të Kirgizistanit të hënën në mëngjes, duke vrarë të paktën 37 njerëz, përfshirë edhe fëmijë.

Avioni u rrëzua në një zonë të populluar, kur po përpiqej të ulej në mjegull të dendur, thanë autoritetet e Kirgizistanit. Mes viktimave janë edhe katër anëtarët e ekuipazhit.

Boeing 747 u përplas në shtëpitë e banorëve në fshatin Dacha-Suu pranë aeroportit Manas, rreth 25 kilometra në veri të kryeqytetit, Bishkek, në orën 7 e 30 sipas kohës lokale.

Sipas administratës së aeroportit, avioni ishte duke bërë një ndalesë në Manas, në rrugën e tij nga Hong Kongu për në Stamboll.

Përplasja dëmtoi të paktën 15 shtëpi në fshat, njoftoi ministria e shërbimeve emergjente të Kirgizistanit, duke shkaktuar zjarre.

Aeroporti Manas është mbyllur dhe fluturimet janë anuluar, njoftojnë autoritetet.

XS
SM
MD
LG