Lidhje

Planifikimi familjar në botë


Rreth 4000 njerëz morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të planifikimit familjar të zhvilluar para pak javësh në Adis Abeba të Etiopisë. Tema e takimit ishte Qasje e plotë dhe Zgjedhje e plotë.

Organizatorët thonë se Etiopia u zgjodh si vendi mikpritës këtë vit për shkak të angazhimit të saj të fortë në planifikimin familjar dhe si një vend i zbatimit të metodave moderne kontraceptive.

Kjo është një përpjekje e përbashkët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Agjencisë Amerikane të Zhvillimit Ndërkombëtar, Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullatën, ministrive të Shëndetësisë nga shumë vende dhe të tjera. Kjo quhet “harta rrugore” për programet e planifikimit familjar pas lindjes, si në nivelin vendor ashtu edhe kombëtar.

Anne Pfitzer është kryetare e ekipit të programit të USAID-it për shëndetin e nënës dhe fëmijs, MCHIP.

“Ky burim do të ndryshojë formën e planifikimit familjar menjëherë pas lindjes”.
Ajo thotë se menjëherë pas lindjes, gratë kanë nevoja të veçanta dhe të paplotësura për planifikimin familjar.

“Ne kemi konstatuar se planifikimi familjar menjëherë pas lindjes është esencial dhe i nevojshëm. Ai shpëton jetë. Ne mendojmë se ky dokument do të ndihmojë shumë vende të bëjnë më shumë për gratë që tani ndoshta nuk e kanë të qartë se çfarë duhet bërë menjëherë pas lindjes”.
Ajo thotë se në fakt gratë nuk i dinë rreziqet që paraqet shtatzania menjëherë pas lindjes.

“Në shumë vende, lindjet e shpeshta kanë pasoja negative si për shëndetin e nënës ashtu edhe të fëmijës. Ne e marrim me mënd se nënat nuk duan të kenë fëmijë çdo vit. Statistikat për vdekshmërinë e fëmijëve tregojnë të dhëna më të mira nëse lindjet janë nga tre në pesë vjet nga njera tjetra”.

Organizatorët e konferencës thonë se të dhënat për 27 vende në zhvillim tregojnë se 95 përqind e grave duan ta shmangin shtatzaninë në dy vjet pas lindjes. Ata thonë se 65 përqind e tyre kanë nevojë për prezervativë që nuk mund t’i sigurojnë .

Organizatorët thonë se 287 mijë gra vdesin çdo vit nga probleme që lidhen me lindjes dhe 25 përqind e tyre mund të shpëtohen nëse ato do të kishin qasje tek prezervativët. Për më tepër, ata thonë se 200 milionë çifte në vendet në zhvillim nuk kanë mundësi ta kontrollojnë numrin dhe frekuencën e shtatznive.

Në Shtetet e Bashkuara, planifikimi familjar është shpesh një çështje politike që shoqërohet me debate për privatësinë, abortin dhe të drejtën e grave për të zgjedhur.

Konferenca Ndërkombëtare e këtij viti për Planifikimin Familjar organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Etiopisë dhe Institutin Bill dhe Melinda Gates për Popullsinë dhe Shëndetin Riprodhues të Shkollës Bloomberg të Shëndetit Publik të Universitetit Johns Hopkins.
XS
SM
MD
LG