Lidhje

Gjykata, jo apelit të Platinisë për heqjen e pezullimit


Michel Platini ka humbur apelin për të hequr pezullimin 90-ditor që i ka vënë FIFA, ndërkohë që ai përballet me akuza për korrupsion.

Vendimi i sotëm nga Gjykata e Arbitrazhit për Sportin në Lozanë të Zvicrës nënkupton se Platini, presidenti aktual i UEFA-s, nuk do të jetë në gjendje marrë pjesë në shortin për Kampionatin Evropian që hidhet të shtunën.

Vendimi gjithashtu i heq FIFA-s mundësinë për ta zgjatur pezullimin e Platinisë më shumë se 90 ditë.

Platini është një ndër të dyshuarit në një proces hetimor që ka hapur Zvicra lidhur me një pagesë 2 milionë dollarëshe që thuhet se ka marrë Platini nga FIFA në 2011. Pagesa u miratua nga presidenti i pezulluar i FIFA-s, Sep Blatter. Të dy zyrtarët e lartë u pezulluan në tetor, të akuzuar për lidhje me një skandal në organizatën botërore të menaxhimit të futbollit.

XS
SM
MD
LG