Lidhje

Polonia miraton një ligj që rrezikon pavarësinë e gjyqësorit


Poloni: Senati miraton një ligj pavarësisht protestave në Varshavë

Teaser: Ligji është kritikuar nga krerë të BE-së dhe analistë politikë, si një hap drejt autoritarianizmit

Senati i Polonisë ka miratuar një ligj të ri të debatueshëm që do vendoste kontroll ndaj Gjykatës Lartë të Vendit.

Ligjvënësit – me votim 55-23, dhe dy abstenime – miratuan sot projekt-ligjin, pavarësisht kritikave nga Bashkimi Evropian dhe protestat e mijëra demonstruesve në Varshavë dhe qytete të tjera anembanë vendit.

Presidenti Andrzej Duda, një aleat i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, në pushte,t ka 21 ditë për ta nënshkruar ose të vendosë veto ndaj ligjit. Krerët e BE-së dhe kritikët në Poloni thonë se ligji do të dëmtonte kontrollet dhe balancat demokratike, pavarësinë e gjyqësorit dhe do të kërcënonte sundimin e ligjit në shtetin më të madh europiano-lindor të BE-së.

Analistët politikë thonë se legji është një hap i ri i qeverisë polake drejt autoritarizmit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG