Lidhje

Poloni: vazhdojnë protestat për gjyqësorin


Në Poloni vazhduan protestat kundër një ligji të ri që detyron daljen në pension të mbi një të tretës së trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë. Ish-Presidenti i vendit, Lech Walesa, iu bashkua sot njerëzve të mbledhur përpara Gjykatës së Lartë dhe kërkoi largimin e qeverisjes së djathtë.

Fituesi i Çmimit Nobel, Lech Walesa, foli për turmën që brohoriste përpara godinës së Gjykatës së Lartë. Ai deklaroi se ligji i ri mund të kërcënojë paqen në vend.

“Situata bëhet serioze kur prishin gjykatat. Herët apo vonë kjo mund të çojë në luftë civile”, tha zoti Walesa.

Zoti Walesa gjithashtu tha se udhëheqja e djathtë duhet të largohet. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki mbrojti dje përpara Parlamentit Evropian vendimin për të ulur moshën e pensionit për gjykatësit. Ai gjithashtu akuzoi vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, se kanë filluar një “fushatë” kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të një vendi.

Por, shumë udhëheqës të BE-së mendojnë se demokracia polake gjendet në rrezik dhe akuzojnë qeverinë konservatore se po përpiqet të marrë kontrollin e gjykatave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG