Policia e Gjirokastrës bllokoi mbi 300 kilogramë bimë narkotike në segmentin e rrugës që lidh qytetin me Tepelenën. Trafikantët shpërthyen dy pika kontrolli të policisë dhe e braktisën mjetin me të cilin transportonin hashashin. Ndërkaq policia e Sarandës arrestoi sot dy falsifikatorë kartmonedhash shqiptare duke sekuestruar edhe disa pajisje.