Lidhje

Policia franceze ndalon 6 persona të dyshuar si militantë islamikë


Policia franceze ndalon 6 persona të dyshuar si militantë islamikë
Policia franceze ndalon 6 persona të dyshuar si militantë islamikë

Policia franceze ka ndaluar të paktën 6 persona të dyshuar si militantë islamikë, të cilët ishin nisur për në Pakistan për të marrë pjesë në luftën e shenjtë, apo xhihad, siç quhet. Arrestimet u bënë në Paris, në kuadrin e një hetimi të zgjeruar lidhur me një rrjet rekrutimi, që përpiqej të tërhiqte luftëtarë të mundshëm për në Pakistan. Policia franceze i arrestoi të dyshuarit në një seri kërkimesh brenda dhe përreth Parisit. Një prej tyre u arrestua ndërsa po zbriste nga një avion në Paris, i cili vinte nga Algjeria. Forcat franceze në Afganistan janë pjesë e përpjekjes së udhëhequr nga NATO për të luftuar rebelët talebanë. Përkrahësit e Al Kaidës e kanë kërcënuar vazhdimisht Francën për rolin në Afganistan dhe disa qytetarë francezë janë rrëmbyer nga eksponentë të Al Kaidës.

XS
SM
MD
LG