Lidhje

Digjet makina e një polici në Gjirokastër


Policia e Gjirokastrës po heton mbi djegien e një makine të një oficeri të policisë së antidrogës në këtë qytet.Ngjarja ndodhi mbrëmë pasmesnate pas një operacioni që policia e Gjirokastrës zhvilloi duke bllokuar mbi 200 kilogramë lëndë narkotike.

Policia tha se po heton për zjarrëvënie të qëllimshme në makinën e oficerit të antidrogës. Sipas policisë makina është dëmtuar plotësisht , ndërkohë që po hetohet mbi autorët. Ky është rasti i parë , nëse do të provohet nga policia si zjarrvenie e qellimshme, kur rrjetet e narkotikëve reagojnë ndaj operacioneve policore.

Policia e Gjirokastërs vazhdon të bllokojë sasi të mëdha të lëndëve narkotike të cilat janë kultivuar në fshatin Lazarat, fare pranë qytetit.
XS
SM
MD
LG