Lidhje

Policia ruse arreston 300 demostrues një ditë pas zgjedhjes së Putinit president


Pak minuta pas thirrjeve “Putini hajdut” udhëheqësi rus në opozitë Alexei Navalny u arrestua sëbashku me 150 demostrues të tjerë në qendër të Moskës. Gjetkë në Moskë dhe Shën Piterburg, policia arrestoi edhe 150 njerëz të tjerë nëpër protesta, ditën pasi kryeministri Vladimir Putin u zgjodh për një mandat presidencial gjashtë vjeçar. Natalia Pelevine, një organizatore ruse protestash, ishte mes të arrestuarve. Ajo telefonoi Zërin e Amerikës nga brenda furgonit të policiës së Moskës.

“Kur fillova të thërrisja dhe të gjithë më ndoqën mua, Rusia pa Putinin, atëherë më ndaluan.”

Zonja Pelevine shtoi se furgoni ishte i mbushur me 12 të ndaluar.

“ Nuk e di se ku po na çojnë. Nuk po u përgjigjen pyetjeve të mia.”

Më herët të henën, vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i quajtën të padrejta zgjedhjet presidenciale në Rusi. Raporti i organizatës tha se nuk kishte konkurrencë të vërtetë në garë dhe se asnjëherë nuk kishte dyshime për fitoren e kryeministrit Putin.

Zoti Putin që ka shërbyer si president i Rusisë ose kryeministër për 12 vjet, fitoi 64 përqind të votave. Kandidati i partisë komuniste Gennady Zyganov fitoi 17 përqind. Vendi i tretë i takoi zotit Mikhail Prokhorov, një politikan i ri pro biznesit i cili fitoi 7 përqind të votave.

Zoti Prokhorov ishte i vetmi nga katër kandidatët e opozitës që ju bashkua rreth 15 mijë protestuesve të bashkuar në sheshin Pushkin, një kilometër larg Kremlinit.

Në një fjalim të shkurtër, zoti Prokhorov premtoi të krijonte një parti të re politike për të sjellë lirinë në Rusi.

Kryemjeshtri i shahut, Gary Kasparov po ashtu premtoi se Rusia do të bëhej një vend i lirë.

Por duartrokitjet më të shumta ishin për tre folës që mbajtën fjalime të vijës së ashpër, dhe përfunduan të arrestuar. Ilya Yashin, që sëbashku me Kasparov drejtojnë lëvizjen Solidariteti shikoi përtej detit me flamujë të opozitës dhe ngriti pyetjen se përse qendra e Moskës ishte mbushur me policë.

Duke ju referuar zgjedhjes së zotit Putin, Yashin tha, “ Ata na ofenduan ne dje, dhe ju erdhët këtu që të thoni, Mjaft!”

Por të henën, presidenti Dmitry Medvedev që po lë detyrën, u kërkoi autoriteteve që të shqyrtojnë mohimin e regjistrimit të një partie pro-demokracisë dhe gjithashtu 32 raste krimesh, përfshi atë të miliarderit të naftës Mikhail Khodorkovsky. I burgosur tetë vjet më parë, Khodorkovsky ka fituar gradualisht respektin e lëvizjes ruse pro demokracisë. Analistët thonë se lëvizja e zotit Medvedev mund të ketë synim uljen e demostratave. Vladimir Pereverzin, një ish drejtor finance për kompaninë e vjetër të naftës së Khodorkovsky-it, mori pjesë në protestën e Moskës.'

“Nuk ka zgjidhje përveç lirimit të Khodorkovskit dhe po mundohen të gjejnë një pretekst për ta bërë këtë.”

Pereverzin kalo shtatë vite në burg dhe u lirua tre javë më parë. I pyetur se si kishte ndryshuar Moska gjatë kohës në burg, ai u përgjigj: “telefona të gjeneratës së re, njerëz që lexojnë libra elektronik në metro dhe mijëra njerëz të mbledhur për të demostruar për demokraci.”

XS
SM
MD
LG