Lidhje

Roy Moore vazhdon garën megjithë thirrjet për tërheqjen nga kandidatura


Kandidati republikan për Senatin amerikan Roy More, i akuzuar për ngacmim seksual të një vajze adoleshente dhjetëra vite më parë, u përpoq të mbledhë mbrëmë përkrahësit në një kishë në Alabama. Ndërkaq po shtohen thirrjet që ai të heqë dorë nga gara.

Kandidati Moore vazhdon të hedhë poshtë akuzat si një përpjekje për të penguar ngritjen e tij në Senat dhe minuar karrierën e tij politike.

“Tani që po kandidoj për Senatin amerikan, çfarë mendoni se do të bëj? Pse mendoni ju po m’i grenë këto telashe? Pse mendoni se media po më bie në qafë? Ky sulm filloi muajin e fundit. Pas më shumë se 40 vitesh po pëballem me akuza. Dhe shtypi do të përqendrohet vetëm tek kjo. Ndërsa unë dua të flas për kandidaturën. Dua të flas se ku po shkon ky vend. Dhe nëse nuk kthehemi në rrugën e Zotit nuk kemi të ardhme.”

Dy gra e kanë akuzuar kandidatin Moore për ngacmime seksuale në vitet 70-të kur njëra ishte 14 vjeçare dhe tjetra 16 dhe ai në të 30-tat dhe shërbente si zëvendës prokuror distrikti.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan i ka bërë thirrje kandidatit Moore që të largohet nga gara.

“Nëse ai respekton vlerat dhe njerëzit, ai duhet të heqë dorë nga gara.” Ndërkaq Moore nuk ka lënë të kuptohet se ka ndërmend të largohet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG