Lidhje

Politika e jashtme, çështje anësore në zgjedhjet e 2 nëntorit


Politika e jashtme, çështje anësore në zgjedhjet e 2 nëntorit
Politika e jashtme, çështje anësore në zgjedhjet e 2 nëntorit

Votuesit amerikanë do të zgjedhin Kongresin e ri më 2 nëntor, ndërsa anketat tregojnë se ekonomia e vendit do të jetë çështja kryesore. Ekspertët thonë se shqetësimet rreth politikës së jashtme nuk duken të jenë faktor madhor në zgjedhjet për në kongres. Por fitorja e republikanëve në nëntor do të mund të ndikonte në drejtimin e politikës së jashtme amerikane gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Nuk ka dyshim që ekonomia dhe papunësia do të jenë çështjet mbizotëruese në zgjedhjet e sivjetme.
Votuesit janë më pak të përqëndruar tek lufta në Afganistan, ku Presidenti Barak Obama do të dëshironte të tërhiqte forcat amerikane nga mesi i vitit të ardhshëm.
“Ritmi i pakësimit të trupave do të përcaktohet nga kushtet në terren, megjithatë mbështetja jonë për Afganistanin do të vazhdojë. Nuk duhet të ekzistojë asnjë keqkuptim. Ky tranzicion do të fillojë sepse lufta pambarim nuk u shërben as interesave tona e as popullit afgan”.

Afganistani mbetet sfida kryesore e politikës së jashtme për administratën Obama, dhe megjithëse numri i ushtarëve të vrarë është rritur gjatë muajtve të fundit, mbështetja e amerikanëve për luftën mbetet e njëjtë, thotë anketuesi Pitër Braun i Universitetit Kuinipiak.
“Është interesante se grupet që mbështesin më shumë përpjekjet e luftës së presidentit janë republikanët dhe konservatorët, të cilët mbështesin më pak aspekte të tjera të agjendës së tij”, thotë anketuesi Braun.

Fitoret e republikanëve në Kongres mund të shtojë përkrahjen për luftën afgane në afat të shkurtër. Por mund të ketë edhe mosmarrëveshje, nëse demokratët kërkojnë që të fillojë tërheqja e trupave vitin e ardhshëm, thotë eksperti Allan Lichtman në Universitetin Amerikan.
“Në se republikanët fitojnë në zgjedhjet e 2 nëntorit, veçanërisht në dëm të liberalëve, kjo do ta bënte më lehtëpër Barak Obamën që të vazhdonte luftën në Afganistan. Por për ironi, këto fitore do ta bënin më të vështirë për të që të fillonte tërheqjen”.

Fitoret e republikanëve në Kongres mund të përforcojnë pozitën e konservatorëve që t’i kërkojnë presidentit të zbatojë një politikë më të ashpër ndaj Iranit, përfshirë edhe alternativën ushtarake. Henri Nau është ekspert në Fondacionin konservator Heritixh në Uashington.
“Nuk besoj aspak që sanksionet të sjellin ndalimin e programit bërthamor të iranit. Në fakt, kjo është pikpamja e presidentit Obama rreth mënurës se si funksionon bota dhe se iranianët do të vazhdojnë të shkaktojnë probleme”.

Zëra të tjerë konservatorë në Kongres mund të shtojnë presionin ndaj Presidentit që të mbajë një qëndrim më të ashpër në marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut, thotë eksperti Allan Lichtman.
“Ata do të kenë një zë shumë të fuqishëm dhe do t’i bëjnë presion presidentit Obama qp tp jetp më shumë si George W. Bush, më i njëanshëm, më i ashpër dhe më i gatshëm të përdorë forcën ushtarake”.

Ndikimi më imediat i fitores së republikanëve në zgjedhjet e nëntorit mund të jetë arritja e një traktati të ri të armëve strategjike me Rusinë. Ratifikimi nga Senati kërkon 2 të tretat e votave të 100 senatorëve dhe perspektivat nuk janë të sigurta.

XS
SM
MD
LG