Lidhje

Politika e SHBA për Korenë e Veriut, në udhëkryq


Trump and Kim

Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Trump u takua tre herë dhe raportohet të ketë shkëmbyer të paktën 25 letra personale me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Por këto marrëdhënie mund të përfundojnë së shpejti, në varësi të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Trump and Kim
Trump and Kim

Presidenti Donald Trump mund të ketë ripërcaktuar atë që mund të arrihet me Korenë e Veriut. Por sfiduesi i tij, kandidati demokrat Joe Biden ka premtuar një qasje më tradicionale ndaj armiqve të Amerikës.

“Do të jem një president që do të qëndroj në aleancë me aleatët dhe miqtë dhe do t’ua bëj të qartë kundrështarëve tanë se ditët e afrimit me diktatorët kanë marrë fund.”

Zoti Biden thotë se nuk do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut pa parakushte. Kandidatja demokrate për nënpresidente Kamala Harris, tha se nuk do të shkëmbente “letra dashurie” me udhëheqësin Kim.

Nëse do të ketë ndonjë takim, ka gjasa të jenë diskutime të një niveli pune, në vend të takimeve të nivelit të lartë. Zoti Biden ka thënë se do të punojë me aleatët për të ushtruar trysni ndaj Koresë së Veriut.

Për shumë, kjo politikë tingëllon e njohur. Bong Young-shik është me Universitetin Yonsei.

“Do të jetë shumë e ngjashme me politikën e administratës së zotit Obama për Korenë e Veriut, e quajtur si politikë e “durimit strategjik’. Në thelb, kjo bazohet tek pritja që Koreja e Veriut të dorëzohet nga dëshpërimi.”

Por pas vitesh të provave me armë të ndaluara dhe ndërkohë që besohet se Pheniani ka një program për armët bërthamore, disa analistë besojnë se përllogaritjet kanë ndryshuar.

“Koreja e Veriut ka armë bërthamore dhe raketa balistike që mund të mbajnë mbushje bërthamore dhe të arrijnë një pjesë të territorit amerikan ose bazat amerikane në Azinë Lindore. Pra tani mund të tregosh durim në formën e diskutimeve me Korenë e Veriut për frenim në pvrdorimin e arsenalit bërthamor. Ajo që duhet tani është të mos lejojmë që Koreja e Veriut të shtypë butonin e lëshimit të raketave.”

Presidenti Trump ka arritur një farë suksesi. Që nga fillimi i takimeve të nivelit të lartë, Pheniani nuk është angazhuar në prova madhore me raketa apo armë bërthamore. Por prej muajsh, Koreja e Veriut nuk ka pranuar që të angazhohet në bisedime.

Presidenti Trump këmbëngul se ngërçi do të kapërcehet sapo ai të rizgjidhjet. Por ai ka të ngjarë të jetë i paparashikueshëm. Soo Kim është me Korportatën RAND.

“Parimet që ndek ai nuk duket se janë të lidhura me ndonjë zhvillim apo synim konkret. Cilado qoftë gjendja e tij shpirtëtore, ai mund të tërhiqet ose të bëjë një kthesë 180 gradë nga ku ishte.”

Për Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Veriut ka një gamë të gjerë mundësish. Mund të ketë më shumë takime të nivelit të lartë. Ndoshta një kthim tek kërcënimet, ose thjeshtë një ngërç i vjetër që ka egzistuar për shumë vite.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG