Lidhje

Polonia shënon 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore


Poland WWII Anniversary
Poland WWII Anniversary

Presidenti i Gjermanisë kërkoi falje në emër të vendit të tij për vuajtjet që pësuan polakët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që Polonia shënoi të dielën 80 vjetorin e fillimit të pushtimit nazist, i cili solli konfliktin më vdekjeprurës në historinë njerëzore.

Ceremonitë filluan në qytetin e vogël Wielun, ku nisën bombardimet e para të luftës, më 1 shtator 1939, me fjalimet e Presidentit Polak Andrzej Duda dhe të homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence vlerësoi guximin e popullit polak.

"Askush nuk luftoi me më shumë guxim, vendosmëri dhe tërbim të justifikuar sesa polakët,” tha zoti Pence përpara krerëve të qeverive dhe shteteve pjesëmarrës në ceremoni, ku përfshihej kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministri francez Edouard Philippe.

Poland WWII Anniversary
Poland WWII Anniversary

Pak vende panë vdekje dhe shkatërrim në përmasat e Polonisë, e cila humbi një të pestën e popullsisë, përfshirë shumicën dërrmuese të 3 milion qytetarëve të saj hebrej.

Pas luftës, kryeqyteti i saj i shkatërruar Varshava u desh të ngrihej përsëri nga gërmadhat dhe Polonia mbeti nën sundimin sovjetik deri në vitin 1989.

Disa politikanë polakë kanë kërkuar dëmshpërblime lufte nga Gjermania, një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Polonisë. Berlini thotë se të gjitha pretendimet financiare që lidhen me Luftën e Dytë Botërore janë zgjidhur.

Presidenti Trump e anuloi vizitën e planifikuar në Poloni, sepse siç tha, i duhej të qëndronte në SHBA për shkak të uraganit që po afronte.

Qeveria e tanishme polake shihet si një ndër aleatet më të ngushta të Uashingtonit në Evropë. Presidenti Trump ka thënë se do ta realizojë vizitën një herë tjetër në të ardhmen e afërt.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG