Lidhje

Polonia dhe prania e trupave amerikane në rajon


Ministri i Jashtëm polak tha se qeveria e tij do të dëshironte që presidenti amerikan Donald Trump, i cili këtë javë do të vizitojë Poloninë, të ofrojë garanci se prania trupave amerikane në Poloni do të vazhdojë për aq kohë sa siguria e rajonit kërcënohet nga Rusia.

Presidenti Trump do të mbajë të enjten një fjalim në Varshavë. Vizita e tij në Poloni vjen në prag të takimit të G-20-ës në Gjermani, ku ai do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

Polonia dhe vendet e rajonit janë të shqetësuara nga rritja e aktivitetit ushtarak të Rusisë në rajon.

Ministri i Jashtëm polak, Witold Waszczykowski u tha gazetarëve të hënën se Polonia shpreson të dëgjojë nga Presidenti Trump garancitë se prania e mijëra trupave amerikane me rotacion në Poloni do të vazhdojë “për aq kohë sa kërcënimi do të të jetë i pranishëm”.

Ai tha se është më pak i shqetësuar rreth konfirmimit të Presidentit Trump për përmbushjen e detyrimit për mbrojtjen reciproke të vendeve të Natos.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG