Lidhje

Reagime pas njoftimit të Papa Benediktit


Udhëheqësi shpirtëror i Kishës Anglikane shprehu keqardhje pas vendimit të Papa Benediktit për dorëheqje më 28 shkurt, për shkak të moshës së thyer.

Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, tha në një deklaratë se i vjen keq që Papa Benedikti i 16-të do të largohet nga posti, duke shtuar se ai e ka kryer punën me "dinjitet të madh, frymëzim dhe guxim". Kryepeshkopi Welby u lut që Zoti të bekojë Papa Benediktin gjatë pensionit, si dhe ata që janë besuar me detyrën për zgjedhjen e pasardhësit të tij.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kishte "respekt të madh" për vendimin e vështirë të Papës, lindur në Gjermani për të dhënë dorëheqjen. Zonja Merkel tha se Benedikti është dhe mbetet një nga mendimtarët fetarë më të rëndësishëm të kohës sonë.

Presidenti amerikan Barak Obama tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle, japin vlerësimin dhe lutjet e tyre për Papën.
XS
SM
MD
LG