Lidhje

Papa Françesku bën thirrje për dialog në Irak


Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve të Irakut të përdorin dialogun për të ruajtur unitetin kombëtar dhe për të shmangur një luftë të re. Papa i bëri komentet gjatë fjalimit të përjavshëm për besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit.

Ai tha se bashkohet me peshkopët nga Iraku për t'u bërë thirrje krerëve që të ruajnë unitetin kombëtar.

Po sot, Papa kryesoi ceremoninë e parë të madhe publike në Vatikan pas një sërë takimesh të anuluara për shkak të problemeve shëndetësore.

Vatikani nuk u ka dhënë rëndësi anulimeve, duke përfshirë një ceremoni të premten, e cila u shty në minutën e fundit, për shkak se sipas zyrtarëve Papa Françesku 77-vjeçar kishte një problem të vogël shëndetësor. Zyrtarët nuk thanë se për çfarë problemi bëhej fjalë.

XS
SM
MD
LG