Lidhje

Papa Françesku, takim me viktimat e abuzimeve


Papa Françesku ka njoftuar se ai do të takohet me viktimat e abuzimeve seksuale muajin e ardhshëm në Vatikan, duke thënë se ai ka "zero tolerancë" për ata që janë përgjegjës për këto krime.

Duke folur me gazetarët dje gjatë kthimit të tij nga Lindja e Mesme, Papa Françesku tha se tre peshkopë janë duke u hetuar për arsye që lidhen me abuzimet. Ai nuk dha hollësi, por tha se nuk do të ketë privilegje për zyrtarët e kishës që përballen me akuza të tilla.

Papa Françesku tha se një prift i cili abuzon një fëmijë tradhton trupin e Perëndisë, duke e quajtur atë një "meshë satanike".

Ky do të jetë takimi i parë i Papa Françeskut me viktima e abuzimit seksual. Skandalet dhe mbulimi i tyre janë ende duke e lëkundur kishën katolike më shumë se një dekadë pasi shumë nga viktimat filluan të flisnin publikisht rreth abuzimeve.
XS
SM
MD
LG