Lidhje

Dita e fundit e vizitës së Papës në Meksikë


Papa Françesku është në ditën e fundit të vizitës së tij në Meksikë dhe pritet të mbajë sot një meshë në një stadium në Ciudad Juarez, shumë pranë kufirit amerikano-meksikan në El Paso të Teksasit. Pritet që numri i të pranishmëve të jetë shumë i madh, ashtu sikurse edhe i njerëzve që do ta ndjekin atë drejtpërdrejt me televizion në të dyja anët e kufirit.

Papa pritet të flasë për gjendjen e vështirë të imigrantëve, shumë prej të cilëve largohen nga Meksika, në kërkim të një jete më të mirë në Amerikë; Papa pritet të flasë edhe për dhunën nga droga, që është edhe më e madhe pranë kufirit.

Stadiumi ku do të flasë Papa është kaq pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara, saqë do të mund të shihet drejtpërdrejt në ekranet gjigande nga amerikanët matanë kufirit.

Fakti që mesha do të shihet njëkohësisht në të dyja anët e kufirit merr një rëndësi të veçantë, duke patur parasysh imigracionin e paligjshëm, një nga çështjet kryesore në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG