Lidhje

Papa Françesku mban fjalim në OKB


Pope Francis addresses the 70th session of the United Nations General Assembly, Sept. 25, 2015 at United Nations headquarters.
Pope Francis addresses the 70th session of the United Nations General Assembly, Sept. 25, 2015 at United Nations headquarters.

Papa Françesku tha se ekziston një e drejtë e njerëzve për mjedisin dhe se njerëzimi nuk ka autoritetin ta shpërdorojë atë. Papa deklaroi përpara më shumë se 100 udhëheqësve botërorë se nevojitet një veprim i ngutshëm për të ndalur shkatërrimin e krijesës së Zotit. Ai i bëri komentet sot në në selinë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Papa Françesku shkoi sot në selinë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon. Ai mbajti një fjalim para udhëheqësve botërorë, me fokusin tek ndryshimet klimatike dhe emigracioni.

Fjalimi u fokusua tek problemet me të cilat përballet bota: varfëria, pabarazia sociale korrupsioni, shkeljet e të drejtave të njeriut, konfliktet dhe luftrat, rreziku nga ngrohja globale, çështja e të zhvendosurve nga luftrat dhe imigracioni.

Papa foli gjithashtu për krizën e refugjatëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani, duke ju drejtuar shkaktarëve: rishikoni ndërgjegjen tuaj.

Papa foli për rrezikun e ngrohjes globale, ai the se vetë njerëzit janë shkaktarët e ndotjes së mjedisit dhe duhet ta mbrojnë atë. Ai tha se ekziston një e drejtë e njerëzve për mjedisin dhe se njerëzimi nuk ka autoritetin ta shpërdorojë atë:

“Çdo dëm që i bëhet mjedisit është një dëm që i bëhet njerëzimit,” tha Papa.

Papa shkoi dje në Nju Jork, pas një vizite tre-ditëshe shumë të ngarkuar në Uashington. Atmosfera entuziaste, ndjenja e dashurisë dhe adhurimi që rrethoi Papën ngado që shkoi, shkaktoi emocione tek shmë njerëz, që kishin dalë nëpër rrugë për të parë makinën papale.

"Nëna ime vdiq rreth 12 vjet më parë nga një sëmundje e tmerrshme. Ajo ishte një katolike shumë e devotshme dhe kisha ishte gjithshka për të. Prandaj, më duket se ndodhem këtu për të dhe jam shumë i prekur. Ndjehem i bekuar që e pashë Papën nëpër rrugët e qytetit, jam shumë i emocionuar.”

Në një predikim që mbajti mbrëmë në Katedralen e Shën Patrikut, Papa Françesku shprehu keqardhje për myslimanët, pas vdekjes së qindra vetëve nga shtypja e turmës gjatë haxhillëkut.

"Shprej ndjenjën e keqardhjes për tragjedin e këtyre njerëzve në Mekë, lutem për ta, duke i siguruar se ndodhem me zemër pranë tyre.”

Papa po ashtu shprehu ngushëllime ndaj viktimave të abuzimeve seksuale nga kisha katolike.

Vizita e tij sot në Nju Jork, përfshin një vizitë në një shkollë në Harlem, tek vendi ku ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe në mbrëmje ai do të mbajë një mesjë para mijëra vetëve.

Papa Françesku largohet nga Nju Jorku të shtunën, kur do të shkojë për një vizitë dy-ditëshe në Filadelfia, ndalesa e tij e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Të dielën ai do të kremtojë një meshë në qiell të hapur, ku pritet të marrin pjesë rreth 2 milionë vetë.

XS
SM
MD
LG