Lidhje

Papa shënon Ditën Botërore të Rinisë në Panama


Papa Françesku drejtoi të shtunën një Meshë në Bazilikatën e Katedrales së Shën Marisë së Antigës në Panama, si pjesë e festimeve të Ditës Botërore të Rinisë.

Ditën e katërt të vizitës së tij në Panama, kreu i Kishës Katolike u takua edhe me seminaristët e San Hozesë. Ai foli me ta lidhur me tkurrjen e numrit të atyre që duan të bëhen priftërinj dhe arsyet për këtë rënie. Ati i Shenjtë e Pranoi se skandalet seksuale dhe mbulimet e tyre kanë kontribuar në rënien e numrit të meshkujve që duan të bëhen priftërinj.

Po të shtunën, Papa Françesku dhe Arqipeshkvi i Panamasë, Kardinal Jose Domingo Ulloa, do të mbajnë një drekë për 10 nga të rinjtë që janë mbledhur për të festuar Ditën Botërore të Rinisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG