Lidhje

Papa u ofron pica të pastrehëve


Papa Françesku ofroi sot pica për gati 1,500 të pastrehë pas ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës.

Shumica e të pastrehëve jetojnë në qendrat që drejtohen nga organizata e saj , "Misioneret e bamirësisë".

Ata u sollën në Vatikan me autobus nga mbarë Italia për të marrë pjesë në meshën e shenjtërimit të Nënë Terezës, ku u ulën në vende nderi.

Dreka u përgatit nga një kuzhinier napoletan, i cili solli 20 punonjës dhe tre furra speciale.

Picat iu shërbyen të ftuarve nga gati 250 motra dhe priftërinj të organizatës "Misioneret e Bamirësisë".

XS
SM
MD
LG