Lidhje

Papa viziton Ugandën gjatë turneut afrikan


Në Ugandë ishin mbledhur një turmë e madhe njerëzish për të përshëndetur Papa Françeskun, ku kreu i Kishës Katolike dha një meshë në vazhdim të turneut të tij afrikan.

Mesha u mbajt në një vendin e shenjtë Namugongo, që i dedikohet martirëve të cilët u dogjën nga një mbret afrikan në vitet 1800. Ata patën kundërshtuar të heqin dorë nga besimi i tyre.

Papa tha se veprimi i tyre ishte një përgjigje e urrejtjes me dashuri, duke rrezatuar kështu madhështinë e ungjillit.

Gjatë vizitës së tij në Ugandë Papa ka në plan të marrë pjesë në një takim me të rinj, të vizitojë një qendër bamirësie dhe të takohet me udhëheqës fetarë të rajonit.

Papa Françesku ishte më parë në Kenia dhe nesër ai shkon në Republikën e Afrikës Qendrore.

XS
SM
MD
LG