Lidhje

Kriza pas uraganit në Porto Rico bëhet objekt kritikash


Ndërsa ishulli amerikan Porto Rikos po përjeton një krizë të rëndë pas uraganit shkatërrimtar Maria, Presidenti Donald Trump të shtunën shkroi disa twite, si përgjigje ndaj kritikave të Kryetares së Bashkisë të San Huanit.

Carmen Yulin Cruz kritikoi përpjekjet e administratës për ndihmën që ka ofruar për rimëkëmbjen nga shkatërrimet e uraganit Maria. Kryetarja e Bashkisë tha se administata Trump “po na vret me mungesën e efiçencës” dhe ju lut Presidentit të marrë masa që zyrtarët e ndihmave të emergjencës ta bëjnë siç duhet punën e tyre, për të shpëtuar jetën e banorëve në nevojë të Porto Rikos.

Fillimisht Presidenti shkroi disa twite, të cilat i shuajti disa minuta më vonë, ku thonte se kritikat e zonjës Cruz janë nxitur nga demokratët.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/914087234869047296

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/914089003745468417

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/914089888596754434

Në twitet e së shtunës Presidenti kritikoi përsëri mediat, CNN-in dhe NBC-në, duke thënë se ato nuk po i mbulojnë siç duhet përpjekjet e rimëkëmbjes, me synimin për ta diskredituar atë, duke ju referuar përsëri si përçues të “lajmeve të rreme”

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/914094625488502784

Donald Trump tha se javën e ardhshme ai do të shkojë t’i shohë vetë shkatërrimet në Porto Rikon dhe ndoshta edhe Ishujt “Virgin Islands, së bashku me Zonjëne e Parë, Melania.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/914096428879933440

Sekretarja në detyrë për Sigurinë Kombëtare Elaine Duke ishte dje në Porto Rico, ku i siguroi banorët se qeveria federale është në dijeni të katastrofës humanitare me të cilat po përballet ky territor i Shteteve të Bashkuara dhe premtoi ndihmë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG